Bashkia Pukë lidhur me lajmin e transmetuar nga disa media bën me dije se punonjësit e sektorit të Pastrim-Gjelbrimit gjatë pastrimit në zonen e lagjes të Ish Qetave Vullnetare kanë konstatuar një predhë. Municioni luftarak mendohet të jetë në këtë zonë që prej vitit 1997. Bashkia Pukë menjëher ka njoftuar në numrin 129, Policinë e Shtetit e cila ka mbërritur dhe vendosur perimetrin e sigurisë. Gjetja edhe tani e predhave, municioneve luftarake dhe armëve tregon fort mirë punen e atyre që sot kanë kurajon dhe akuzojnë bashkinë, ndërkoh që edhe qytetin e kanë pastruar vetëm në rrugen kryesore të tij duke lenë rrezikun evident për qytetarët si pasojë e mos ndërhyrjes për pastrimin rrënjësor të qytetit.

1