Lënda: Shpallje vende të lira pune
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i azhornuar, ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit:
Në vijim të projektit fitues “Ofrimi i Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Shëndetësore për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat rurale”, Bashkia Pukë kërkon për plotësimin e 3 (tre) pozicioneve për stafin e zbatimit të projektit si më poshtë:
. Koordinator projekti 1 (një)
. Psikolog 1 (një)
. Punonjës social 1(një)

Tre pozicionet do jenë me kohë të plotë për një periudhë 11 ( njëmbëdhjetë) mujore, nga data e nënshkrimit të kontratës së punës me Bashkinë Pukë.
Paga mujore bruto e koordinatorit do të jetë 51.200 lekë
Paga mujore bruto e psikologut do të jetë 51.200 lekë.
Paga mujore bruto e punonjësit social do të jetë : 51,200 lekë.
Koordinatori, Psikologu dhe Punonjësi Social do jenë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Pukë.
Skuadra e terrenit do të mbështesë strukturat e shërbimit social në evidentimin, referimin dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.
Kjo skuadër terreni do të ketë tre funksione kryesore: 1) Koordinimin e punës mes punonjësve të qendrës sociale, njësive administrative dhe qendrave shëndetësore.2) asistimin e shërbimit psikologjik për fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjarët e tyre, 3) informimin dhe sensibilizimin e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe të familjarëve për përfshirjen e tyre në shoqëri.
Gjithashtu skuadra do jenë një instrument i shtuar në linjën e shërbimeve të drejtorisë së shërbimit social të cilat do të kenë funksionet e mëposhtme:
1. Evidentimi i çdo problematike të fëmijëve me aftësi ndryshe në njësitë administrative Rrape, Gjegjan, Qerret, Qelëz.
2. Ofrimin e shërbimit për fëmijët me aftësi ndryshe pranë qendrave shëndetësore.
3. Hartimin e planeve individuale për fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre.
4. Informim dhe ndërgjegjësim I komunitetit për kujdesin ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe.

Kandidatët duhet të jenë të kualifikuar sipas specifikimeve të mëposhtme:
Pozicioni i punës:
Koordinator 1(një) punonjës
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Master në Shkenca Sociale, Ekonomi.
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të jetë i gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
– Punonjësi Social do jetë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Pukë.
Detyrat kryesore:
• Koordinimi i punës në mes stafit, njësive administrative dhe qendrave shëndetësore.
• Përgatitja e raporteve periodike mbi informimin e ecurisë së projektit.

Pozicioni i punës:
Psikolog 1(një) punonjës:
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Master në Psikologji, si dhe të ketë dëshmi dhe certifikata kualifikuese dhe trajnuese për fëmijët me aftësi ndryshe.
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Detyrat kryesore:
Psikologu do të ofrojë shërbim psikologjie pranë qendrave shëndetësore për një periudhë 11 mujore gjatë zbatimit të projektit për fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët e kanë të pamundur ofrimin dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari.
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale në Bashki.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar, certifikata kualifikuese dhe trajnuese për fëmijët me aftësi ndryshe.
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikatë familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae

Pozicioni i punës :
Punonjës Social 1 (një) punonjës
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Punë Sociale .
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të jetë i gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Punonjësi Social do jetë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Pukë.
Detyrat kryesore:
• Organizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese, informuese dhe sensibilizuese.
• Bashkëpunimi me OJF të ndryshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.
Punonjësi social do të ofrojë shërbim informues dhe sensibilizues për një periudhë 11 mujore gjatë zbatimit të projektit për fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët e kanë të pamundur përfshirjen e tyre në aktivitete dhe veprimtari të ndryshme.
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale në Bashkinë Pukë.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikate familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin me postë ose në zyrën e protokoll arkivit të Bashkisë së Pukë brenda deri me datë 19.06.2024.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë do ti njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail), dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë Pukë.
KRYETARI
Rrok DODAJ