Nr .671. Prot. Puke, më.23.03.2021
VENDIM
Nr. 03 , Date.23.03.2021
PËR CAKTIMIN E VENDEVE TË AFISHIMIT TË MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 25.04.2021.
Ne zbatim te ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, te ligjit 10019, datë 29.12.2008,“Kodi Zgjedhor i Republiks së Shqipërisë” (i ndryshuAr) ,dekretit nr.11700, datë 06.09.2020 të Presidentit të shqipërisë “Për caktimin e datës të zgjedhjeve për Kuvendin”, për zgjedhjet e datës 25.04.2021 dhe Udhezimit Nr.06, date.23.03.2021 ’Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore’.
VENDOSA:
- Vendet e afishimit të materialeve propagandistike zgjedhore të caktohen hapësirat deri në 5 (pesë) metra nga zyra zgjedhore e partisë politike përkatëse, pasi të kenë bërë njoftimin me shkrim Kryetarit të Bashkisë, për hapjen e zyrave zgjedhore dhe për adresat e tyre të sakta.
- Ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pranë tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit apo shtyllat e ndriçimit dhe në mjetet e transportit publik.
- Në vendet e afishimit subjektet zgjedhore lejohet të afishojne vetëm materiale të programeve të tyre zgjedhore.
- Partitë Politike duhet ti përmbahen rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
- Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit të monitorojnë proçesin e afishimit si dhe të marrë masa për heqjen e tyre në rast të vendosjes së tyre në kundërshtim me rregullat, sipas funksioneve të caktuara në legjislacionin përkatës.
- Ky Vendim hyn ne fuqi menjëherë.
KRYETARI I BASHKISE
Gjon GJONAJ