DG EAC në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë dhe Zyrën Kombëtare
Erasmus Plus po organizojnë “Panairin e Studimit në Evropë” në 26 Tetor 2019 në
hotelin Hilton Garden Inn, në Tiranë.

Ne Panair do të jenë te pranishëm 26 ekspozues (Universitete dhe institucione të larta)
nga  19 vende + BE, duke përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën
Czecheke, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Lituaninë, Hollandën, Poloninë,
Sllovakinë, Slloveninë, Spanjën, etj. Suedia, Turqia dhe gjithashtu Shqipëria,
Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Hyrja në panair është falas.
Kjo është një mundësi unike për të takuar Universitetet Evropiane dhe institucionet
arsimore të mbledhura në një vend; t’i pyesin ata drejtpërdrejt në lidhje me programet e
studimit për nivelet Bachelor, Master dhe PhD; të takohen me Përfaqësuesit e
Bashkimit Evropian; për të mësuar më shumë rreth bursave, fondeve dhe Programit
Erasmus +. Studentët (shkolla e mesme, universiteti), studiuesit, profesionistët e rinj,
përfaqësuesit e universitetit, autoritetet kombëtare, profesionistë / ekspertë të arsimit të
lartë dhe aktorë të tjerë (p.sh. prindërit) janë të mirëpritur te vizitojne panairin e Studimit
në Evropë për të mësuar më shumë rreth mundësive të studimit në Evropë.

2