Bashkia Pukë në vijim të proçesit për strehimin social dhe në zbatim të VKB nr. 39, datë 02.11.2020 për “Miratimin e dokumentacionit ligjor, sistemit të pikëzimit për aplikimin në programet e strehimit ju njoftojmë se çdo aplikant i cili kërkon të përfitoj nga program i strehimit social për Banesë Sociale me kosto të ulët” duhet të plotësojë këto dokumenta:
1- Formulari i apkimit i cili gjendet pranë sektorit të emergjencave civile, Bashkia Pukë.
2- Të dhënat personale të aplikantit:
– Çertfikatë e lindjes së aplikantit dhe çertifikatë e gjendjes familjare;
– Vërtetim për vendbanim në njësinë vendore ku kërkohet strehimi.
3- Vërtetimi i kushteve të strehimit sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
ii. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj;
iii. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
iv. aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
v. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
vi. akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
vii. nuk duhet te kete bere transaksion shitblerje banese per 5 vite e fundit
4- Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) certifikatë familjare;
ii) vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
iii) vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
iv) vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
v) dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
vi) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
vii) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
viii) urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
ix) vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
x) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
xi) vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
xii) vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
5- Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
Për përfshirjen në këtë program të ardhurat duhet të jenë:
– Te ardhura deri ne 80% – 100 % të të ardhurave mesatare = 20.915 lek në muaj për frymë;
-Te ardhura deri ne 100% – 120 % të të ardhurave mesatare = 31.373 lek në muaj për frymë);
ii) dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
iii) vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
iv) vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
v) vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
Shënim:
-Dokumentet duhet të jenë origjinale;
-Për çdo sqarim më të hollësishëm mund të drejtoheni tek zyra e emergjencave civile, Bashkia Pukë;
-Personat që kanë të dorëzuar aplikimin ndër vite duhet të bëjnë përditësimin e tyre