Njoftim për mbledhjen e rradhes të këshillit bashkiak Puke ! Me date 25 .02 .2025, ora 14:00

Antareve te Keshillit te Bashkise Puke
Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke” dhe ne zbatim te vendimit te kryesise se keshillit nr. I date 18 .02.2025, mbledhja e radhes e keshillit Bashkiak Puke do te zhvillohet me daten 25 .02 .2025 ,ora 14:00 tek salla e Keshillit te Bashkise Puke.
Njoftim i dates 18 shkurt 2025 mbledhja e keshillit Bashkiak

Njoftim – Për këshillim me publikun (konsultim për Klubin e Futbollit Tërbuni Pukë)

  • Njoftim – Për këshillim me publikun (konsultim për Klubin e Futbollit Tërbuni Pukë)
  • Njoftim – Për këshillim me publikun Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh“, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, këshilli bashkiak Pukë, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutim për nxjerrjen në Ankand të aksioneve të Futboll Klub “Tërbuni” sh.a të Bashkisë Pukë. Takimet do të zhvillohen sipas kalendarit
    Nr Aktiviteti Data Vendi Ora Mënyra Forma
    1 Konsultim publik me banorë të Bashkisë Pukë 25.02.2025 Bashkia Pukë ,Salla e Këshillit. 13:00 Takim publik Bisedë

    Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen edhe me shkrim pranë Bashkisë Pukë, me postë, apo nëpërmjet email në adresën: [email protected]

  • Kliko keto Shiko dokument ne pdf

Njoftim për mbledhjen e rradhes të këshillit bashkiak Puke ! Me datën 22 .01 .2025 ,ora 13:30 -“’ tek salla e Këshillit të Bashkisë Pukë

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14 datë 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë” dhe në zbatim te vendimit të kryesisë së këshillit nr.6 datë 16.01 .2025, mbledhja e radhës e këshillit Bashkiak Pukë do te zhvillohet  me datën 22 .01 .2025 ,ora 13:30 -“’ tek salla e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend – dite:
Njoftimi i dates 16.01.2025 per mbledhjen e dates 22 .01 .2025

Njoftim i date 17.12.2024 per mbledhjen e dates 27.12.2024

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14 datë 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë” dhe në zbatim te vendimit të kryesisë së këshillit nr. 5 datë 17.12 .2024, mbledhja e radhës e këshillit Bashkiak Pukë do te zhvillohet  me datën 27 .12 .2024 ,ora 11 -“’ tek salla e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend – dite:
Drejtuar anetareve te Keshillit Bashkiak Puke (Kliko ketu)

Njoftim për shtyrje afati për punësim: Vende Vakante.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA PUKË
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Lënda: Shpallje vende të lira pune
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i azhornuar, ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit:
Në vijim të projektit fitues “Ofrimi i Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Shëndetësore për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat rurale”, Bashkia Pukë kërkon për plotësimin e 3 (tre) pozicioneve për stafin e zbatimit të projektit si më poshtë:
. Koordinator projekti 1 (një)
. Psikolog 1 (një)
. Punonjës social 1(një)

Tre pozicionet do jenë me kohë të plotë për një periudhë 11 ( njëmbëdhjetë) mujore, nga data e nënshkrimit të kontratës së punës me Bashkinë Pukë.
Paga mujore bruto e koordinatorit do të jetë 51.200 lekë
Paga mujore bruto e psikologut do të jetë 51.200 lekë.
Paga mujore bruto e punonjësit social do të jetë : 51,200 lekë.
Koordinatori, Psikologu dhe Punonjësi Social do jenë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Pukë.
Skuadra e terrenit do të mbështesë strukturat e shërbimit social në evidentimin, referimin dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.
Kjo skuadër terreni do të ketë tre funksione kryesore: 1) Koordinimin e punës mes punonjësve të qendrës sociale, njësive administrative dhe qendrave shëndetësore.2) asistimin e shërbimit psikologjik për fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjarët e tyre, 3) informimin dhe sensibilizimin e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe të familjarëve për përfshirjen e tyre në shoqëri.
Gjithashtu skuadra do jenë një instrument i shtuar në linjën e shërbimeve të drejtorisë së shërbimit social të cilat do të kenë funksionet e mëposhtme:
1. Evidentimi i çdo problematike të fëmijëve me aftësi ndryshe në njësitë administrative Rrape, Gjegjan, Qerret, Qelëz.
2. Ofrimin e shërbimit për fëmijët me aftësi ndryshe pranë qendrave shëndetësore.
3. Hartimin e planeve individuale për fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre.
4. Informim dhe ndërgjegjësim I komunitetit për kujdesin ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe.

Kandidatët duhet të jenë të kualifikuar sipas specifikimeve të mëposhtme:
Pozicioni i punës:
Koordinator 1(një) punonjës
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Master në Shkenca Sociale, Ekonomi.
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të jetë i gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
– Punonjësi Social do jetë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Pukë.
Detyrat kryesore:
• Koordinimi i punës në mes stafit, njësive administrative dhe qendrave shëndetësore.
• Përgatitja e raporteve periodike mbi informimin e ecurisë së projektit.

Pozicioni i punës:
Psikolog 1(një) punonjës:
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Master në Psikologji, si dhe të ketë dëshmi dhe certifikata kualifikuese dhe trajnuese për fëmijët me aftësi ndryshe.
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Detyrat kryesore:
Psikologu do të ofrojë shërbim psikologjie pranë qendrave shëndetësore për një periudhë 11 mujore gjatë zbatimit të projektit për fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët e kanë të pamundur ofrimin dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari.
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale në Bashki.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar, certifikata kualifikuese dhe trajnuese për fëmijët me aftësi ndryshe.
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikatë familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae

Pozicioni i punës :
Punonjës Social 1 (një) punonjës
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Punë Sociale .
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të jetë i gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Punonjësi Social do jetë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Pukë.
Detyrat kryesore:
• Organizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese, informuese dhe sensibilizuese.
• Bashkëpunimi me OJF të ndryshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.
Punonjësi social do të ofrojë shërbim informues dhe sensibilizues për një periudhë 11 mujore gjatë zbatimit të projektit për fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët e kanë të pamundur përfshirjen e tyre në aktivitete dhe veprimtari të ndryshme.
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale në Bashkinë Pukë.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikate familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin me postë ose në zyrën e protokoll arkivit të Bashkisë së Pukë brenda deri me datë 19.06.2024.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë do ti njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail), dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë Pukë.
KRYETARI
Rrok DODAJ