BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të
Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,” për procedurat e shpallura për
konkurim për pozicionin:
- Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Emergjencave Civile, Kategoria II-2
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë. (kliko ketu)
