Kemi nisur punë me një ekip projektuesish për hartimin e projektit për impiantin e përpunimit të ujrave të zeza, rivitalizimin e liqenit të Kukajve, ndërtimin e shetitores rreth tij dhe lidhjen e këtij liqeni me atë të qytetit.
Kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në terren me ekipin e ekspertve ku brenda një kohe të shkurtër do i vën në dispozicion qeverisë projektin që përmbush një tjetër objektiv për Puken turistike.
Kreu i bashkisë tha se kjo është një tjetër ëndërr që do të bëhet realitet për Puken. “A duhet ta bëjmë Puken turistike? A duhet të ndalojm, apo të kthehemi mbrapa? Unë mendoj se Puka duhet të vazhdoi zhvillimin! Është me rendësi mos të ndalemi. Pukjanët e kuptojnë më mirë se kushdo rendësin e përmbushjes së ëndrrës tonë të përbashkër për Puken turistike” -tha ndër të tjera kryebashkiaku, z. Gjon Gjonaj.