Ashtu si i gjithë Veriu i Shqipërisë  edhe një pjesë e madhe e territorit të bashkisë Pukë u mbulua gjatë natës nga reshjet e Borës, deri në 12 cm. Me të nisur reshjet, Bashkia Pukë angazhoi punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale. Tre mjete u angazhuan për gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve në qytet dhe në Njësitë Administrative. Dy mjete borpastruese dhe një mjet për hedhjen e kripës kanë bër të mundur pastrimin e të gjithë rrugëve të qytetit dhe lagjeve periferike, ndërkohë që u pastruan dhe kriposen dhe rrugët Qafë Qerreti – Qelëz dhe Qafë Qerreti -Qerret. Në orët e para të mëngjesit u bë pastrimi i shkallve dhe rrugicave të qytetit ndërkohë që të gjithë hapsirat para dyerve të bizneseve dhe institucioneve janë tashmë të lira. Aktualisht në bashkinë e Pukës si pasojë e reshjeve të Borës nuk ka asnjë problem, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore u hapen dhe po funksionojnë normalisht dhe me ngrohje. Bashkia Pukë po vijon monitorimin e situatë teksa pritet të përballemi me uljen e ndjeshme të temperaturave që pritet të sjellin ngrica.Punonjësit dhe mjetet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë punuar gjatë gjithë natës për të përballuar situaten e krijuar nga reshjet e Borës. Rrugët dhe rrugicat e qytetit janë hapur të gjitha, ndërkohë që pas pastrimit dhe kriporjes, qarkullimi është pa rrezik. Edhe në Njësitë Administrative Qelzes dhe Luf-Qerretit,  situata është normalizuar.
“Faleminderit me zemer të gjithë atyre që punuan gjatë natës që Bashkia e Pukës dhe banorët e saj të mos përballeshin me vështirësi këtë mëngjes”- shprehet z.Gjon Gjonaj, Kryetari i Bashkisë.