Me një investim prej 80 mijë USD Puka do të ketë qendren e vet të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore.
Kryebashkiaku Gjonaj priti në një takim pune përfaqësues të Ministrisë të Bujqësisë, UN Women, FAO, AICS dhe RTM në kuadër të projektit “GREAT – Barazia Gjinore dhe Turizmi”
Bashkia e Pukës është përzgjedhur ndër tre bashkitë e Shqipërisë (Puka, Elbasani dhe Kolonja).
Në këtë kuadër bashkia Pukë do të ndërtoi qendren e vet të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, duke ndihmuar grat e zonave rurale, por njëkohësisht dhe duke eleminuar një tjetër germadhë në hyrje të qytetit.
Kryebashkiaku Gjonaj gjatë këtij takimi falenderoi përfaqësuesit e dikasterit të bujqësisë dhe organizatave të pranishme, teksa e konsideroi këtë një kërkesë të realizuar nga ministrija e bujqësisë znj.Krifca, e cila pak kohë më parë vizitoi Puken.
Ky projekt implementohet nga UN Women në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me mbështetjen e Qeverisë Italiane.