Me ftesë të z. Giampiero Fossi, kryetar i Komunës Signa, Firence, prej dy ditësh, i shoqëruar nga një delegacion prej 5 personash, në përbërjen e të cilit është dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë Pukë, z. Eduart Gjoka, po ushtroj një vizitë zyrtare në vendin fqinj, Itali, e cila vjen në vijimësinë e marrëdhënieve në mes dy autoriteteve lokale dhe konfirmimit të vlerave të miqësisë të shprehura kohë më parë përmes binjakëzimit.
Axhenda e vizitës konsistonte në solemnitetin e pritjes nga z. Fossi për delegacionin pukjan, për të vijuar më tej sipas protokollit të krijuar posaçërisht.
Një mbrëmje e veçantë në Signa, ishte banketi mesjetar, një event që përkujton rrethimin e vitit 1397, ngjarje me shënjim të veçantë për popullsinë e kësaj qyteze, i cili u shtrua më 9 shtator, në ambientin e mrekullueshëm të Ivy Garden!
Gjatë darkës, përmes një bashëbisedimi të këndshëm, pata kënaqësinë t’i shpreh z. Giampiero Fossi, falënderimet e mia për ftesën, si dhe angazhimin tim personal dhe institucional në shtrirjen e mëtejshme të urave bashkëpunuese në mes dy vendeve tona.
Për t’u veçuar dhe mjaft impresionuese ishte përurimi i mirënjohjes së veçantë për kontributin e dhënë në restaurimin e simbolit të komunës Signa, kulla e qytetit, nga z. Nikolin Gjeloshi, moment ky që dëshmon vlerat integruese të komunitetit shqiptar dhe qasjen civilizuese të tyre.