2Në kuadër të masave për respektimin e Moratoriumit të pyjeve dhe mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore të bashkisë Pukë, kreu i bashkisë, z.Gjon Gjonaj i shoqëruar nga zv.kryetari, z. Mustaf Kopani zhvilloj sot një takim pune me punonjësit e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në bashkinë Pukë.
Teksa falenderoi punonjësit e Shërbimit Pyjor për angazhimin e deritanishëm në mbrojtjen e pyjeve, gjë e cila reflektohet dhe në eleminimin e dëmeve në ekonomit pyjorë të bashkisë, kryebashkiaku kërkoj angazhim maksimal nga ana e tyre që të respektohet Moratoriumi, pasi përmes kësaj vjen dhe mbrojtja e pyjeve, të cilat siç tha z. Gjonaj janë shkatërruar pamëshirshem prej 27 vitesh.
“Ndaj çdo njërit prej jush kërkoj respektim vetëm të ligjit për pyjet. Në çdo hap që ju hidhni për mbrojtjen e pyjeve dhe respektimin e ligjit do të jem hap për hap me ju në çdo çast të 24 orëshit” ju drejtua vartësve në Shërbimin Pyjor të bashkisë, kryebashkiaku Gjonaj, teksa i ftoj ata që të tregonin kujdes dhe ndaj tentativave për të hapur shtigje rrugore për interesa të caktuara.
Kryebashkiaku një vëmendje të veçant në fjalen e tij I ka kushtuar dhe detyrimit që kanë punonjësit e Shërbimit Pyjor për identifikimin e parcelave me lëndë narkotike. “Jeni përgjegjes për çdo rast që do të konstatohet. Mereni seriozisht luften kundër lëndve narkotike. Nuk do të funksionoj më tog-fjalëshi, nuk e kamë parë, nuk e kamë ditur” ju tha Gjonaj teknikve dhe ingjinierve të pyjeve, teksa bëri të ditur se për çdo rast që përbente rrezikshmëri për ta, do të kenë dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, e cila është përgjigjur në çdo rast që I është kërkuar.
Kryebashkiaku e mbylli fjalen e tij dhe me nje apel drejtuar punonjësve të Shërbimit Pyjor lidhur me masat kundër zjarreve në sipërfaqet pyjore. “Nëse sezonin e kaluar veror ne e kaluam pa dëmtime në sipërfaqet pyjore si pasoje e zjarreve, kjo nuk do të thot se ne nuk duhet të jemi të vemendshëm gjatë këtij viti. Përkundrazi ju ftoj të viojmë traditen e nisur ndaj mbrojtjes së ekonomive pyjore nga zjarret, një fenomen mjaft I rrëzikshëm për mjedisin dhe pyjet e Pukës” tha ndër të tjera z. Gjonaj.