Kemi krijuar një tjetër realitet të ri për Puken. Fal bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit me Rrjetin e “SOT PËR TË ARDHMEN” fondet e qeverisë austriake dhe dashmarisësisë të znj.Fabiola Laço Egro, u bë I mundur rikonstruksioni I ish godinës të Shërbimit Informativ, e cila ishte kthyer në një germadhë dhe vendepozitim mbetjesh, duke u kthyer në një rrezik potencial, por dhe si një imazh I keq I qytetit për shkak dhe të pikes strategjike ku ndodhet objekti.
Nga sot, godina e SHIK-u do të shërbej si Qendër për Turizmin dhe Zhvillimin Rural. Hapsirat multifunksionale të objektit do të sherbejnë si një qender trajnimesh për të apasionuarit pas turizmit malor, ndërkoh që pjesë e objektit ështe dhe dyqani i tipit “E Dua” me produkte të zones të Pukës.
Investimi më i ri konsiderohet si një shkendijë shprese për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit malor, ndërsa është objekti i pare i këtij lloji në Shqipëri.
Objekti ka një sallë të madhe multifunksionale për takime e trajnime të ndryshme, Kabinetin e informatikës, dyqanin e produkteve vendase, tre dhoma të tipit bujtinë, një guzhinë multifunksionale si dhe holle, por kjo është vetëm një pjesë e obejktit me prespektiv zgjerimin më tej. Për më tepër klikoni në link: 
https://www.facebook.com/236776123325015/videos/808303592915906/