Mes nesh ka shembuj që janë burim frymëzimi.
Gjin Përndreu është nga fshati Korthpulë në Njësinë Administrative Luf-Qerret në bashkinë Pukë. Me kursimet nga emigracioni në Greqi ai ka kthyer afro 20 dylym tokë inproduktive në pemtore me Qershi dhe Gështenjë, ndërkoh që po eksperimenton dhe në varietete të tjera.
Në pak vite, investimi dhe puna e tij ka filluar të jap frute duke u kthyer në burim për sigurimin e të ardhurave që Gjini i përdor për shkollimin e fëmijëve. Ai është i lumtur për investimin modest dhe punen që bën teksa synon se toka ndër male të jetë kaq produktive edhe për një vreshtë.
Synimi i tij në vazhdim është  të ndërtoje edhe një bujtinë modeste për të pritur turist.
Gjin Përndreu është shembulli i njeriut të punës që siguron tê ardhura përmes punës në vendlindjen e tij.
Gjini thot se mund të ndërtohet jeta edhe në fshatrat e territorit të bashkisë Pukë, por duhet vullnet dhe dëshirë për të realizuar objektivat dhe qëllimet për një të ardhme më të mirë.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/612441292812577/