Bashkia Pukë në prani të përfaqësuesve të Prefekturës së Qarkut Shkodër, znj. Felek Ibrahimi, z.Ndue Molla, z. Pëllumb Dani si dhe me pjesmarrjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve që veprojnë në zonen tonë zhvilloi analizen e punës për vitin 2019.
Nga raportet që u mbajten nga përfaqësuesit e drejtorive të bashkisë Pukës u analizua se viti 2019 ishte një tjetër vit i suksesshëm për bashkinë e Pukës në të gjithë fushat, ndërkohë që dhe objektivat e raportuara paralajmërojnë të tjera suksese për vitet në vijim.
Pas analizës së mbajtur nga ana e drejtuesve të drejtorive në bashkinë e Pukës, por dhe pyetjeve që u bën nga të pranishmit në adresen e tyre, ka mbajtur fjalen përshëndetëse dhe kryebashkiaku, z. Gjon Gjonaj dhe u shpreh:
“Falenderoj drejtorët e drejtorive dhe përmes tyre të gjithë sektorët dhe administraten e bashkisë për arritjet e realizuara në vitin që lam pas dhe dua të theksoj se Puka nuk do të ndalet në zhvillimet e mëtejshme duke shkuar në destinacionin e paralajmëruar katër vite më parë, si qytet turistik”
z. Gjonaj  ka falenderuar banorët e qytetit të Pukës për bashkëpunimin duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë se zyrtarët lokal ti reshtin përpjekjet e tyre me kaq, pasi puna për qytetin dhe Njësitë Administrative kërkon vërtet punë dhe vrull, që po ja japin kryesisht të rinjët e rekrutuar në Administratë.
“Mos u ndikoni nga thashethemnaja që përhapin pesë përsona të paknaqur e që nuk kanë arritur të shkulin asgjë nga bashkia, siç ishin mësuar më parë. Koha kur në këmbim të një vote merrej një vend pune i pamerituar ka ikur, bashke me kohen e përfitimeve abuzimeve sa e si të mundnin në korrizin e këtij qyteti” tha ndër të tjera kryebashkiaku Gjonaj duke ftuar administraten të ecnin me këmbëngulje në punen e nisur për përmbushjen e objektivave në shërbim të përmirësimit të punës ndaj komunitetit.
Gjonaj ju kujtoi nga kjo analizëe të gjithë komunitetit pukjanë se tashmë duhet të ishin të lumtur që ishin distancuar nga kohët e mbrapshta të pagesave për të hyrë në një vend punë, nga koha e ryshfetit për të përfituar një shërbim, nga koha kur për të pastruar një rrugë, nga buxheti I tyre shpenzoheshin miliona para vetëm në një natë, nga koha kur gjatë një dimri dhjetra qytetarë pësonin fraktura nga prania e akullit në rrugë, nga koha kur derdheshin miliona të tjera për mbjellje pemësh që nuk u mbollen kurr, nga koha kur investohej me projekte të fshehta, pasi po të dilnin, zbuloheshin vjedhjet galopante.
Nga ana e saj sekretarja e përgjithshme e Prefektures, znj.Felek Ibrahimi vlersoi punen e bashkisë Pukë dhe kryebashkiakut Gjonaj duke e konsideruar dhe analizen e zhvilluar si një shembull për të gjithë njësitë e pushtetit vendor në qarkun e Shkodres.

we1 we2