Izolimi i banorëve të bashksë Pukë ka sjell dhe mungesë në ushqime dhe medikamente për moshën e tretë në veçanti si dhe për familjet e varfëra. Bashkia e Pukës me stafin e saj përkatës ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore dhe medikamenteve përkatëse, sipas udhëzimeve të mjekëve, në të gjithë territorin e bashkisë, duke mos lënë në harresë edhe fshatrat më të thella. Gjithashtu Ju bëjmë thirrje të gjith atyre që kanë nevojë për ndihmë në ushqime, medikamente apo kërkesa të ngjashme me situatën që ndodhemi, të na shkruani.

Të gjithë së bashku do ia dalim!

Për më tepër kliko në link: https: //www.facebook.com/236776123325015/videos/659151008175579/