Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) kanë nisur një inisiativë të re të përbashkët në Prill të vitit 2019 të titulluar: Projekti i Bashkive të Zgjuara Energjie (PBZE). Rezultatet e përgjithshme të pritshme të këtij projekti janë:
Krijimi dhe forcimi i Njësive të menaxhimit të energjisë në mënyrë të qëndrueshme në nivel bashkiak. Zhvillimi i Planeve të Energjisë Bashkiake për bashkitë pilot. Realizimi i investimeve me periudhë zbatimi shumë të shpejtë në bashkitë pilot. Forcimi i institucioneve kyçe në lidhje me menaxhimin e energjisë dhe rritjen e ndërgjegjesimit të popullsisë dhe vendim-marrësve në bashki. Përgatitja e Programit Shqiptar të Menaxhimit të Energjisë me mundësitë potenciale për t’u shtrirë në nivel kombëtar. Bashkia e Pukës është përzgjedhur në 8-të (tetë) bashkitë e Shqipërisë që mund të përfitojnë nga ky projekt, ndaj për këtë qëllim përfaqësuesit e projektiti, z.Hysni Laçi dhe z.Samuel Islami zhvilluan një takim njohës me kryebashkiakun, z.Gjon Gjonaj.

Kreu i bashkisë së Pukës falenderoi përfaqësuesit e projektiti “Bashkitë e Zgjuara të Energjisë”, të cilët u shprehën se bashkia e Pukës është në fazen përzgjedhëse ku synon renditjen në 4 (katër) bashkitë e para ku do të startonte projekti. Kryebashkiaku Gjonaj vuri theksin tek nevoja e domosdoshme për të vijuar projektet për rikonstruksionet me sisitem kapot të godinave publike, duke vënë në krye të listës shkollen 9 vjeçare “Migjeni” dhe shkollën “8 Dhjetori”, Qelëz, ndërkohë që rëndësia dhe domosdoshmëria e ndriçimit publik përmes ndriçuesve efiqent dhe atyre me panel diellor është një ndër pikat kryesore, për të cilët bashkia e Pukës po kryen një eksperimentim në dy pika të ndryshme të qyteti.