Konsultim publik për dhënien në përdorim të fondit pyjor publik për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike.
Këshilli Bashkiak Pukë njofton qytetarët, grupet e interesit dhe të gjithë subjektet e interesuara për zhvillimin e një takimi konsultimi publik lidhur me dhënien në përdorim të fondit pyjor publik në ekonominë pyjore Gomsiqe, për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve të nevojshme për instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike.
📍 Vendi: Qerret i Madh, Njësia Administrative Qerret
đź“… Data: 4 dhjetor 2026
đź•’ Ora: 15:00
Ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe subjektet e tjera të interesuara të bëhen pjesë e këtij takimi dhe të kontribuojnë me mendimet dhe rekomandimet e tyre.
Konsultimi zhvillohet në përputhje me Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
📩 Për më shumë informacion:
E-mail: [email protected]
Web: www.bashkiapuke.gov.al
Pjesëmarrja dhe kontributi juaj janë të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes vendore! (kliko ketu)
