Në Pallatin e Kulturës “Ndue Shyti” në Pukë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi”, pas vdekjes, për Dr. Ndue Carën, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite në shërbim të njerëzve dhe komunitetit. Një ceremoni emocionuese, e shoqëruar me kujtime dhe vlerësime nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, që nderoi figurën dhe trashëgiminë e tij.