Konsultim publik “Për dhënien në përdorim të fondit Pyjor publik për vendosjen e stacionesh, bazamente, për vendosje turbinash eulike për prodhimin e energjisë elektrike.”
QËLLIMI
Konsultimi ka për qëllim përfshirjen e grupeve të interesit duke i informuar mbi vendimmarrjen sipas një pike të rendit të ditës të mbledhje së ardhshme të Këshillit Bashkiak Pukë. Këshilli Bashkiak do të organizojë takimin konsultues për shprehjen e mendimeve dhe sugjerimeve të grupeve të interesit për marrjen e vendimeve që kërkojnë konsultim me komunitetin bazuar në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 18 dhe neni 54.
DATA DHE VENDI I ZHVILLIMIT TË KONSULTIMIT
- Njësia Administrative Pukë (Koder Hani) – datë 19.08.2026, ora 18:00
- Njësia Administrative Qerret – datë 20.08.2026, ora 11:00
- Njësia Administrative Gjegjan – datë 21.08.2026, ora 11:00
PËRSHKRIMI I KONSULTIMIT
Dhënien në përdorim të fondit Pyjor publik për vendosjen e stacionesh, bazamente, për vendosje turbinash eulike për prodhimin e energjisë elektrike në ekonomite pyjore Tebun, Livadh-Hamez, Kuzhnen, Gojan-Shkozë.
SUGJERIMET, VËREJTJET DHE REKOMANDIMET
Komentet e grupeve të interesit jepen në ditën e zhvillimit të konsultimit.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.
Për më shumë informacion: (kliko ketu)
Kontakti:
Email: [email protected]
Web: [faqja zyrtare e bashkisë]
KRYETARI I KËSHILLIT
GJON GJOKA
Adresa: Bashkia Pukë, sheshi “Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)”
E-mail: [email protected]
Faqe zyrtare: www.bashkiapukë.gov.al
