Vatra e zjarrit në malin e Terbunit është izoluar plotësisht në pjesen veriore në pjesen lindore dhe se fundmi diten e sotme rreth orës 17.30 është arritur të vihet në kontroll 80 % e vatres në vendin e quajtur Qershizë në Fushe Kumulli, ku u bë i mundur eleminimi i rrezikut për kalimin e zjarrit në shpatet e fshatit Vrrith, Njësia Administrative Luf-Qerret.
Zjarri në malin e Terbunit i nisur prej ditës së Enjte në mesdite e deri sot ka përshkruar rreth 550 ha pyll Pishe, Ahu e barishte.
Nga raportimi i ores 18.30 i drejtuesit te operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Terbunit, z.Agron Hadroj, vatra konsiderohet 80 % e kontrolluar drejt izolimit të plotë.
Edhe gjatë ditës së neserme do të aktizohen krahas Repartit Zjarrfikes dhe Shërbimit Pyjor dhe forca të Ushtrisë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar gjatë këtyre ditëve.