Të dashura nëna dhe motra,
më lejoni që në këtë 8 Mars t’ju përcjell urimet e përzemërta me shpresë dhe dëshirë se jeni mirë.
Sot është dita e të drejtave tuaja, ndaj uroj që më shumë, kjo ditë të na shërbej si dita e sensibilizimit për të drejtat tuaja sublime, për më shumë respekt në familje, shoqëri dhe vendet tuaja të punës.
Jam i lumtur që ktu në zonen tonë, dhuna ndaj grave nuk është shqetësuese.
E di, edhe ky 8 Mars shumë nga ju i gjen pa punë dhe në sfida ekonomike, shpesh dhe me barren e rëndë të drejtimit të familjes. Këtë vit vështirsit u bën akoma më të mëdha si pasojë e pandemisë, por fal Zotit nuk kemi pasur bilance fatale.
I lutem Zotin të na e bëj të lehtë këtë sfidë!
Në mesin e vështirsive jamë i lumtur për vitin që lam pas, rastet e dhunës në familje dhe kryesisht ndaj grave pësuan zbritje.
Është koha që ne burrat të kuptojmë se jeni forca e shoqërisë, shtylla e familjes dhe bazamenti i shoqërisë.
Teksa percjell urimet e përzemërta për ato më të moshuarat ndër ne, duke ju uruar jetë të gjatë e të lumtur, nuk le pa uruar të gjithë nënat e motrat që përmes profesioneve të tyre kontribuojnë aq fort për shoqërinë tonë. E për lodhjen dhe sfidat urimi me i veçantë ju shkon grave që për uniformë mbajnë bluzat e bardha. Sigurisht urim për të gjithë koleget që punojnë në bashki dhe njësitë administrative. Jam i lumtur që janë dominuese dhe kontribuojnë aq fort për vendin tonë të begatë, duke sfiduar shpesh vështirësit që ju shkaktohen, ndonjëherë dhe nga politika e pisët.
Për mbyllje, një urimi dhe për grat dhe vajzat e familjes Gjonaj, bija dhe gra që kanë qenë gjithnjë shtylla e harmonisë në familjen tonë të madhe.
Si sot qofshi të gëzuara dhe në festë të gjithë ju vajzat dhe grat e Pukës.
Përzemërsisht!
Gjon GJONAJ
Kryetar i Bashkisë Pukë