Bashkia Pukë në kuadër të nxitjes të zhvillimit të turizmit në territorin tonë kemi ofruar sinjalistike dhe tabela për bujtina, restorante dhe parqet e Bletëve.
“Kuzhina tradicionale e paraqitur si ofertë turistike” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondeve IPA Cross-Border Montenegro – Albania 2014-2020.
Ky projekt zbatohet nga: Agjensia e Zhvillimit Rajonal për Bjelasica, Komovi dhe Prokletije; Organizata Kombëtare e Turizmit për Malin e Zi; Eco-Partner për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkia Pukë
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është rritja e konkurrencës së sektorit të turizmit nga rritja e vlerës ekonomike e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ndërsa objektivi specifik është përfshirja e gastronomisë lokale e zonës ndërkufitare në ofertën e përgjithshme turistike. Qëllimi është për të përfshirë trashëgiminë kulturore lokale në ofertën e përgjithshme të turizmit, dhe t’u ofrojë vizitorëve një pasqyrim të traditës lokale përmes gastronomisë lokale.
Një ndër aktvitetet e realizuara është mbështetja e 10 familjeve me infrastrukturë turistike si në fotografitë e mëposhtme, për mikrpitjen e turistëve për konsumimin e produkteve të tyre dhe gatimeve të zonës, duke i nxitur këto familje që të rriten në agrobiznes dhe krijimin e kapaciteteve për bujtina.