Dt. 1 Shkurt 2021 / NJOFTIM
Të nderuar qytetarë!
Bashkia Pukë, nisur nga shifrat në rritje të të prekurve nga Sars Cov-2, COVID-19, ju apelon për sa më shumë KUJDES dhe respektim të masave mbrojtëse.
Strukturat shtetërore të mbrojtjes të shëndetit, vërejnë se gjatë ditëve të fundit kryesisht në qytetin e Pukës ka një neglizhencë sa i përket respektimit të masave mbrojtëse. Në këtë situatë, kjo përbën rrezik për shëndetin tuaj.
Sipas informacioneve që përcjell për bashkinë Pukë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësore, situata në territorin e bashkisë Pukë mbetet gjithsesi normale krahasuar me bashki te tjera.
Raste të prekurish nga COVID-19 aktualisht ka vetëm në fshatrat Gjegjan e Gojan të njësisë administrative Gjegjan, si dhe në fshatin Qelëz të njësisë me të njëjtin emer.
Qyteti i Pukës, prej 6 Janarit zyrtarisht nuk ka raste të reja të prekurish, por kjo nuk do të thot të neglizhohet në respektimin e masave mbrojtëse.
Raste të prekurish nga COVID nuk ka zyrtarisht as në njësitë administrative Luf-Qerret e Rrape.
Jeni të LUTUR të respektoni masat mbrojtëse që dhe këtë valë të re të përhapjes se Koronavirusit, Puka ta kaloi pa problem serioze.
- Shmangni qëndrimet në lokale ku ka grumbulime njerzish, mjediset e mbyllura janë faktor për përhapjen e virusit.
- Shmangni në mënyre kategorike dhënjen e dorës, perqafimet dhe takimet e afërta
- Tregoni vemëndje të shtuar ndaj higjenës përsonale
- Mos neglizhoni mbajtjen e maskes mbrojtëse
- Përdorni dezinfektant pas çdo kontakti
- Shmangni frekuentimin e tualeteve në lokale, institucione apo vende të tjera veç baneses tuaj.
Zoti na ruajt të gjithëve!