Ura e fshatit Pla në Njësinë Administrative Luf -Qerret do të jetë në pak ditë një realitet i ri për banorët e zonës.Kompania “BREDHI” shpk e vëllezërve Marinaj, që janë lindur e rritur në këtë zonë, është përgjigjur pozitivisht kërkesës të Kryebashkiakut Gjonaj për të kontribuar në ndërtimin e kësaj ure, mjaft e domosdoshme për lidhjen e fshatit me rrugen nacionale.
Kryebashkiaku inspektoi punimet dhe falenderoi vëllezërit Marinaj për kontributin, gjithashtu u shpreh se investimet në infrastrukturë me buxhetin e qeverisë, me atë të bashkisë, por dhe me ndihmën e kompanive, shoqatave e donatorëve do të vazhdojnë në të gjithë territorin e bashkisë.
Për më teper klikoni në link: htttps://www.facebook.com/236776123325015/videos/292550535463548