Po ndjek me vemendje në vazhdimsi reagimet për incidentet e një dite më parë.
Hedh poshtë me neveri çdo shpifje të atyre të cilet nën petkun e të shenjtit, qëllimin e vetëm kishin provokimin e situatave të dhunshme gjatë gjithë kohës, dhe kjo ishte e dukshme.
Ekipi që unë drejtoi nuk është mësuar të shes e të blej ndeshje, ashtu siç askush nga stafi i TERBUNIT nuk hyn në stadiume i armatosur.
Shpreh keqardhje për skenarin e përgatitur enkas nga stafi i ekipit të Rrogozhinës, ndërsa vërej se vazhdojnë skemat e pista të 7-8 viteve më parë.
Si kryetar i bashkisë Pukë falenderoi gjithë ekipin e Egnatias që nuk krijuan situata.
Çdo gjë u shkaktua qëllimisht nga stafi drejtues i këtij ekipi, i shtyrë nga pislleku për përfitime.
Në futbollin e pastër çdo kush e kupton se incidentet nuk i interesojnë asnjë ekipi e sigurisht as Terbunit, aq më teper që ishte në fushen e vet.
Egnatia kishte udhëtuar në Pukë qellimisht për incidente e kjo u pa qartë.
Përse incidentet nuk u shkaktuan për asnjë çast gjatë zhvillimit të ndeshjes?!
Përse sapo përfundoj ndeshja miqt nga Rrogozhina provokuan rëndë?!
Kto janë pak nga shumë pyetjet lidhur me skenarin provokativ të realizuar nga Egnatia në stadiumin e Pukës.
Sa për mikpritjen time, këtë do e dëshmonte fort mirë miku im i shtrenjët, presidenti i ndjerë i përfaqësueses së Rrogozhinës.
Nuk jam shquar dhe nuk do të demonstroj kurr dhunë, pasi futbolli duhet të dhuroj knaqësi, por kjo nuk ndodh kur pjesë e tij bëhen pazaret e pista.
Një pukjanë nuk merr kurr rrspekt nga askush pa ofruar respekt më parë. Jam shumë i bindur se duhet shumë punë të barazohemi, por kjo në këtë moment vlersohet në frymën e së drejtës.
S’fundi më lejoni dhe një APEL!
Është koha të heqim dorë nga pislleku që ka kthyer sportin dhe fushat sportive në arena pazaresh përmes të cilave parapregatiten skenare dhune.

Faleminderit!