Me dhimbje mësova sot për humbjen e një prej ikonave të arsimit në Pukë, mësuesit hero, Gjon Mekeshdeda.
Edhe pse ju dorëzua vdekjes në moshen 93 vjeçare, mësues Gjoni ishte një pasuri e madhe intelektuale ndër ne, një burim frymëzimi jo vetëm për armaten e mësuesve, por për mbar komunitetin tonë, si njeriu i cili sfidoi vështirësite e kohës dhe ata të terrenit, teksa punoi si mësues jo vetëm në zonat e Pukës, por dhe në zonat e tjera të Shqipërisë, deri në fshatrat e Kukësit ku arsimoi breza të tër të rinjësh, të cilin e kujtojnë mësues Gjonin dhe sot.
Gjon Mekeshdeda jo vetëm për mua, por dhe për të gjithë ata që paten fatin ta njohin nga afër konsiderohej si një thesar që në pak kohë qëndrimi me të, të kthehej në leksion jete, teksa gjithnjë shpalosi virtytet e njeriut të urtë, burrit të zgjuar e simbolit të maturisë njerzore.
Shembulli i mësues Gjonit I cili sfidoi çdo vështirësi që karakterizonte aso kohe jeten, arriti të shkollohej duke u kthyer në dritë shpresë për shkollimin e brezave të tërë, duhet të shërbej dhe në ditët tona për të rinjët që e kanë shumë të lehtë shkollimin dhe orjentimin e drejt në rrugën e jetës.
Si kryetar i bashkisë Pukë, por dhe si bashkvendas i mësues Gjon Mekeshdeda, me dhimbje për humbjen e një njeriu të rrall, i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve duke u lutur që shpirti i tij të prehet në Paqe ashtu siç ai gjithnjë dhuronte paqe.
Me dhimbje,
Gjon GJONAJ
Kryetar i Bashkisë Pukë

1