Nga nesër territori i bashkisë Pukë renditet ndër zonat e gjelbërta sa i përket situatës të krijuar nga COVID-19.
Të nderuar qytetarë!
Bashkia Pukë ju kujton se përkundër levizjes së lirë të qytetarve dhe mjeteve brenda territorit të bashkisë, apo në zonat e tjera të Shqipërisë mos harroni se:
➡️Në automjete nuk lejohen më shumë se 2 persona
➡️Nuk lejohet qendrimi në grupe më shumë se 5 persona.
➡️Gjatë qëndrimit në njësitë tregtare apo ato të shërbimit duhet të respektoni pikat e verdha të distancës.
➡️Berberët, stomatologët dhe shitësit duhet të jenë të paisur me maska mbrojtëse dhe dezinfektant.
➡️Brenda njësive të shërbimit nuk lejohet qendrimi i njerëzve që presin radhe dhe krijoin grumbullime.
Mos HARRONI, KURRSESI NUK LEJOHEN AKTIVITETET KULTURORE DHE SPORTIVE QË SJELLIN GRUMBULLIMIN E NJERËZVE.
Ju LUTEMI mos neglizhoni sepse duke menduar se jemi të lirë dhe të parrezikuar mund dhe ta pësojmë.
Të Hënën në mëngjes deri në oren 08:00 do të bëhet dezinfektimi me KLOR i qytetit. Shmangni daljen në qytet deri në oren 8:00, nëse është e munudur.