Bazuar në urdhërin nr.164, datë, 12/03/2020, duke filluar nga nesër datë 14/03/2020, ditë e shtunë edhe në territorin e bashkisë Pukë do të mbyllen të gjithë njësit tregtare, bare, restorante, salla lojrash, dhe çdo aktivitet tjeter, me përjashtim të:
farmacive
dyqaneve ushqimore
dyqaneve industriale
dyqanet e operatorve telefonik
🔴Mbyllja e njësive tregtare do të bëhet deri me datën 03/04/2020
Ju lutem, ndërgjegjësohuni për respektimin e këtij vendimi, pasi është për të ardhmen e të gjithëve.
Për zbatimin e këtij vendimi do të angazhohen Policia e Shtetit dhe Policia
bashkiake.
🔊Të nderuar qytetar!
Java e ardhëshme pritet të jetë më e veshtirë se kjo që po lëm pas, ndaj na duhet shumë KUJDES, në mënyrë që ta përballojmë pa pasoja këtë situatë pandemie, ndaj të cilës sigurisht jemi të ekspozuar dhe ne.
🔴Gjatë ditës së enjte, datë 12/03/2020 në Pukë kanë mbërritur shumë qytetar nga Tirana,Durresi etj, të cilët janë akomoduar pranë të afërmve të tyre në qytet dhe njësitë administrative. Ju lutemi mos dilni nga banesat. Kjo është një kontribut i madh për të gjithë.
🔴Ju bëjmë thirrje të gjithë dyqaneve të bukës dhe atyre ushqimore, frutave dhe perimeve tregoni maksimalish KUJDES me higjenen, pasi ju kujtojmë se keni një përgjegjësi të madhe. Gjithashtu të mos abuzohet me çmimet, pasi në disa raste është vrejtur rritja e çmimeve.
🔴Bashkia Pukë po vazhdon punen për dezinfektimin e të gjithë hapsirave publike dhe mjediseve të përbashkëta brenda pallateve.