Kreu i Komunës Signa në Itali z.Gianpiero Fossi ka dërgur sot mesazh solidariteti për banorët e bashkisë Pukë, pas tërmetit që tronditi vendin tonë gjatë natës së kaluar. Kreu i Komunës Signa, z.Fossi ka shprehur gadishmërinë për ti ardhur në ndihmë në rast nevoje komunitetit të bashkisë Pukë me mjete, forca dhe çfarë të jetë e mundur, ndërsa Komuna Signa është bërë pjesë e ndihmës që rajoni i Toskanës dërgoi sot për Shqipërinë. Komuna Signa dhe bashkia Pukë pak ditë më parë përmes dy kryetarve, z.Gjonaj e z.Fossi nënshkruan marrveshjen e bashkëpunimit mes dy Njësive, marrveshje kjo që do të kurorëzohet në muajt në vijim me binjakzimin e Pukës me Signa në Itali.

14