Periudha në vijim do të jetë një përiudhë shërbimesh ndaj institucioneve arsimore në bashkinë e Pukës. Për këtë qëllim kryetari I bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj thirri në një takim punë administratorët e njësive vendore si dhe drejtorët e institucioneve arsimore nga të cilët kërkoi korrektësi në ndjekjen e këtij proçesi, i cili starton nga nesër në të gjithë territorin e bashkisë.
“Në 17 shtator të gjithë shkollat e bashkisë Pukë duhet të jenë të kenë të përfunduara të gjithë shërbimet. Baza material ka ardhur në njësit administrative, ndaj ju administratorët angazhoni punonjësit e shërbimeve, ndërsa drejtorët e shkollave të raportojnë për çdo nevojë edhe tani kur pun aka filluar” jut ha kryebashkiaku Gjonaj administratorve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore.
Kryebashkiaku nga ky takim ka lëshuar dhe një ultimatum ndaj atyre, të cilët mendojnë se është viti I fundit I mandatiti të legjislaturës dhe mund të abuzojnë.
Askush mund të mendoj se duhet ulur tempi I punës për shkak se jemi në vitin e fundit të këtij mandate. Ju garantoj se do të ketë punë më intensive dhe në këtë drejtim nuk do të udhëhiqem nga interesi I votive që të tolerojmë në asnjë pjesë të funksionit tonë si pushtet vendor”
Krerët e institucioneve arsimore teksa falenderuan kryebashkiakun për fillimin në kohë të shërbimeve ndaj shkollave u interesuan dhe për furnizimin me lëndë drusore për ngrohje, gjë e cila sipas kryetarit Gjonaj do të sigurohet brenda muajit tetor sipas planit vjetor të të gjithë shkollave.
Bashkia e Pukës me qëllim kursimin e taksave të qytetarve po kryen vetë më punonjësit e shërbimeve në bashki dhe njësit administrative shërbimet ndaj institucioneve arsimore.