Në diten e “Kultures Popullore Pukjane” që përkon me 87-vjetorin e lindjes së artistit të popullit, Ndue Shyti “Nderi i Kombit “ose siç njihet në boten e folklorit “Gjeniu i Çiftelise“, bashkia Pukë organizoi sot aktivitetin përkujtimor “Në ditelindjen e Gjeniut”.
Kjo veprimtari u zhvillua në fshatin Gojan, pranë shtëpisë ku 87 vite me pare lindi Gjeniu i Çiftelisë, Ndue Shyti.
Për veprimtarine e tij artistike brenda dhe jashtë atdheut foli regjisori i karrieres dhe bashkepunetori i tij z.Fran Vukaj, ku nuk munguan kujtimet nga koleg, bashkëpuntor, studiues dhe familjar të artistit tonë.
Artisti i madh u nda nga jeta pak vite më parë, por ai do të kujtohet brez pas brezi për kontributin e tij të çmuar në artin dhe kulturen pukjane.