Në 30 vite kërkesa e vetme e banorëve të lagjes Gugaj në Njësinë Administrative  Qelëz ishte rruga automobilistike.
Tashmë puna ka nisur për rrugen e re që ishte e domosdoshme për të shmangur nga izolimi banorët e asaj lagjeje.
Ky investim është një shembull i mirë i bashkëpunimit të bashkisë me banorët e zonës që kanë ndihmuar si dhe kompanive private që na u bashkuan në këtë nismë, duke evituar një tjetër shqetësim pa cenuar buxhetin e bashkisë.
Kreu i bashkisë, z.Gjon Gjonaj i cili u angazhua përsonalisht për këtë projekt jo të lehtë si pasojë e terrenit shkëmbor ku po hapet traseja e rrugës, shprehet i lumtur që ai tashmë ka një problem më pak nga shumë problemet me të cilat përballen banorët në zonat rurale.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/1013748062411172/