Njoftim per mbledhjen e rradhes te keshillit bashkiak Puke me daten 18.05.2026

Antareve te Keshillit te Bashkise Puke
Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke” mbledhja e radhes e keshillit  Bashkiak Puke do te zhvillohet me daten 18.05.2026, ora  13:00 tek salla e Keshillit te Bashkise Puke, me kete rend dite: (kliko ketu)

NJOFTIM ZYRTAR PËR ORGANIZIMIN E KONSULTIMIT PUBLIK ME QYTETARËT DHE GRUPET E INTERESIT NË KUADËR TË PROCESIT TË VENDIMMARRJES VENDORE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE KOORDINATORI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

 NJOFTIM PËR KONSULTIM  PUBLIKE

 Në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe në përputhje me parimin e transparencës dhe përfshirjes së publikut në proceset vendimmarrëse, Bashkia Pukë njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe organizatat e shoqërisë civile se:

Më datë: 14.05.2026                Ora: 10 

Vendi: Fshati Shkoze Njesia Administrative Gjergjan

Do të zhvillohet konsultim me  publike mbi çështjen:

“Për dhenjen ne perdorimi te siperfaqjeve fond pyjore per prodhimin e energjise se rinovueshme nga era me ane te  turbinave Eulike ne malin e Terbunit siperfaqja 28.6 ha.

Ku perfshihen ekonomit Pyjore Terbun ,Livadh-Hamez,Kuzhnen,Gojan-Shkoze)

Qëllimi i kësaj dëgjese është informimi i publikut dhe mbledhja e mendimeve, sugjerimeve apo shqetësimeve të qytetarëve për këtë çështje me rëndësi për komunitetin.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Për më shumë informacion: (kliko ketu)

Kontakti: email [email protected] ose [email protected]

Web: faqja zyrtare e bashkisë

BASHKIA PUKË