U zhvillua ne Puke panairi i produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale të zonës, ku mes qindra qytetarëve, ishin të pranishëm dhe vizitorë të ardhur enkas nga vendet e tjera. Puka Agro-Fest, tashmë është një event kombëtar, përmasat e të cilit shihen dukshëm në fuqinë promocionale, ndaj dhe bashkërisht duhet të angazhohemi për vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta organizative.