Z.GJONAJ MESAZH NGUSHËLLIMI PËR OFICERIN E KRIMEVE NË LEZHE, SAJMIR HOXHA

Me dhimbje mësova lajmin tragjik për humbjen e Saimirit, djalit të mirë të Pukës, pinjollit të familjes në zë, oficerit profesionist.
I lutem Zotit të iu jape forcë prindërve, bashkëshortes, dy motrave dhe të afërmve të tjerë për përballimin e kësaj dhimbje të madhe.
Ashtu si familja Hoxha ndër breza ka kontribuar për atdheun, shtetin ligjor dhe të drejten, edhe Saimiri sakrifikoi jeten në krye të detyrës, teksa dora kriminale e një narkomani nuk i kursej jeten birit të Pukës, duke na pikëlluar të gjithë ne pukjanët e mbi të gjitha familjen Hoxha dhe të afërmit e tyre.