Kemi nisur punë me një ekip projektuesish për hartimin e projektit për impiantin e përpunimit të ujrave të zeza, rivitalizimin e liqenit të Kukajve, ndërtimin e shetitores rreth tij dhe lidhjen e këtij liqeni me atë të qytetit.Kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në terren me ekipin e ekspertve ku brenda një kohe të shkurtër do i vën në dispozicion qeverisë projektin që përmbush një tjetër objektiv për Puken turistike.