Ura e fshatit Pla në Njësinë Administrative Luf -Qerret do të jetë në pak ditë një realitet i ri për banorët e zonës.
Kompania “BREDHI” shpk e vëllezërve Marinaj, që janë lindur e rritur në këtë zonë, është përgjigjur pozitivisht kërkesës të Kryebashkiakut Gjonaj për të kontribuar në ndërtimin e kësaj ure, mjaft e domosdoshme për lidhjen e fshatit me rrugen nacionale.