URIMI I KRYEBASHKIAKUT, Z.GJON GJONAJ ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT MËSIMOR 2020-2021

Të dashur nxënës,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore në bashkinë Pukë,
Të dashur prindër!
Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor 2020 – 2021 kam kënaqësinë e veçantë si Kryetar i Bashkisë Pukë t’ju përshëndes e t’ju përcjell urimet më të përzemërta.
Viti i ri mësimor shënon një fillim tjetër të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur për Pukën.