HAPET RRUGA NË LAGJEN “GUGAJ” NË NJËSINË ADMINISTRATIVE QELËZ

Në 30 vite kërkesa e vetme e banorëve të lagjes Gugaj në Njësinë Administrative Qelëz ishte rruga automobilistike.
Tashmë puna ka nisur për rrugen e re që ishte e domosdoshme për të shmangur nga izolimi banorët e asaj lagjeje.
Ky investim është një shembull i mirë i bashkëpunimit të bashkisë me banorët e zonës që kanë ndihmuar si dhe kompanive private që na u bashkuan në këtë nismë, duke evituar një tjetër shqetësim pa cenuar buxhetin e bashkisë.