Fal një studimit të Drejtorise së Shërbimit Pyjor në bashkinë e Pukës,16 mijë fidanë të rinj gështenje po kultivohen në fshatin Korthpul të njësisë administrative Qerret. Projekti po mbështet nga programi hollandez, CNVP në kuadër të nismes për gjelbërimin e vendit.
Për këtë qëllim Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë Pukë, Mustaf Kopani,ekspert të fushës, dhe autoritete të tjera vendore ishte në Korthpul për të finalizuar mbjelljen e 4 mijë fidanëve të parë.
Pasi u njoh me studimin dhe atë çfar synon bashkia e Pukës përmes projekteve të tlla, ministri Klosi tha se projekti për mbjelljet e reja i shërben drejtpërsëdrejti komunitetit duke forcuar ekonominë nëpërmjet rritjes së punësimit dhe prodhimit.
Gjatë këtij takimi nënkryetari për Zhvillimin Rural në bashkinë e Pukës, Mustaf Kopani dhe nënprefekti I Pukës, Gjon Dodaj në emer dhe të kreut të bashkisë, z. Gjonaj, I cili ndodhet për një udhëtim pune jashtë vendin, kërkuan ndihmë nga ministri Kolsi për të mbështetur projektet e bashkisë Pukë në ripyllëzimin e dhjetra hektar siperfaqeve pyjore të degraduara si pasojë e shpyllëzimit nga prerjet pa kriter.
Mbjellja e Gështenjave, një premtim I vetë kreut të bashkisë dhën një vit më parë gjatë një takim më banorët e zonës , shikohet si një mundësi e mirë për banorët e Korthpulës. Ata janë nga të vetmet pemë më produktive të kësaj zone dhe kërkesa e tregut ka rritur interesin e banorëve për t’i kultivuar duke shndërruar tokat inproduktive në dobi të përmirësimit të ambjentit dhe ekonomisë lokale.
Mbjellja e 16 mijë fidanëve të gështenjave përfundon në fund të këtij muaji duke i shtuar fondit pyjor të bashkisë Pukë 35 hektarë pyllëzim.