“Vlerësimi Lokal i Riskut nga Fatkeqësitë, Bashkia Pukë”

Këshilli Bashkiak Pukë njofton qytetarët, grupet e interesit dhe të gjithë subjektet e interesuara për zhvillimin e konsultimit publik mbi dokumentin “Vlerësimi Lokal i Riskut nga Fatkeqësitë, Bashkia Pukë”.

Ky proces konsultimi synon të sigurojë përfshirjen e komunitetit në shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentit, duke krijuar mundësinë që qytetarët të njihen me përmbajtjen e tij dhe të paraqesin mendimet, komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre përpara finalizimit.

Dokumenti ka si qëllim identifikimin dhe vlerësimin e risqeve nga fatkeqësitë në territorin e Bashkisë Pukë, si dhe evidentimin e masave të nevojshme për parandalimin, zvogëlimin dhe menaxhimin e tyre.

📅 Data: 9 dhjetor 2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Pukë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi konsultimi publik, duke dhënë kontributin tuaj në identifikimin e rreziqeve dhe në përcaktimin e masave për një komunitet më të sigurt dhe më të përgatitur për përballimin e fatkeqësive.

Pjesëmarrja dhe mendimi juaj kanë rëndësi!

📩 Për më shumë informacion:
E-mail: [email protected]      (kliko ketu)