MERREN MASA PËR RESHJET E DËBORËS NË TERRITORIN E BASHKISË PUKË

Ashtu si i gjithë Veriu i Shqipërisë edhe një pjesë e madhe e territorit të bashkisë Pukë u mbulua gjatë natës nga reshjet e Borës, deri në 12 cm. Me të nisur reshjet, Bashkia Pukë angazhoi punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale. Punonjësit dhe mjetet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë punuar gjatë gjithë natës për të përballuar situaten e krijuar nga reshjet e Borës. Rrugët dhe rrugicat e qytetit janë hapur të gjitha, ndërkohë që pas pastrimit dhe kriporjes, qarkullimi është pa rrezik.

EMËROHET ZËVENDËS KRYETARE E BASHKISË PUKE ZNJ. ERSHELA GJONI

Nga sot Zëvendës Kryetare e Bashkisë Pukë do të jetë znj. Ershela Gjoni. Kjo e fundit zevëndëson në këtë pozicion znj.Denisa Islami, e cila u dorhoq pak ditë më parë. Prezantimi u bë këtë mëngjes nga Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj, i cili vlersoi punen e Zëvendës Kryetares së re, e cila prej katër vitesh ka punuar pranë Drejtorisë së Financës në Bashkinë Pukë.