Në kuadër të javes evropiane përfaqesues të delegacionit të BE dhe përfaqesues të ambasadave të vendeve të BE-s, të kryesuar nga amabasadori Çek në Shqipëri zhvilluan një dialog me nxënësit e shkollës se mesme “Sabah Sinani” në qytetin e Pukës rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadi Çek në Shqipëri, Jaroslav Ludva ne fjalen e tij e vleresoi Shqiperin, teksa u shpreh i bindur në antarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Takimi u përshëndet dhe nga kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj i cili pasi vuri theksin tek emigracioni që po prek të rinjët pukjanë, të cilët ende vuajn për një vend pune, tha se të punsuarit nga ana e tij kan qenë në masin 80% të rinjë, por kjo nuk ka përmbushur nevojat e të gjithë të rinjëve për punë.
Më tej takimi ka vijuar në formen e bashkëbisedimit në mesin e të rinjëve të gjimnazit “Sabah Sinani” dhe përfaqësues te ambasadave që ishin pjesmarrës në këtë takim, ndërsa shpresdhënës ishtë fakti që nxënësit e Pukës gjatë gjithë kohës komunikuan në anglisht me përfaqësuesit e trupit diplomatik, çfar fillimisht i ka quditur dhe vetë ata.