Bashkia e Pukës dhe kompania e tenderuar për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor zhvilluan me datë 14 shtator një takim konsultativ me qytetar të ndryshëm lidhur me hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm vendor.
Gjatë prezantimit, kompania që po harton planin u ndal dhe tek element të tjerë që përbëjnë këtë dokument të rëndësishëm për Puken, ku një vëmendje e vaçantë ju kushtua zhvillimit të turizmit malor, kjo e favorizuar jo vetem nga pozita gjeografike dhe resurset natyrore që karakterizojne zonen, por dhe nga element të tjerë që do të ngjallin kureshtjen e shumë turistëv, të cilët kanë çfar të eksplorojnë në këtë zonë.
Me tej u prezantuan dhe elementet që përbëjnë zona të veçanta ekonomike, ato me strategji zhvillimi dhe ato tw banimit, ndërsa ndër elementet e rëndësishëm u përfshin ata me pasuri nëntoksore.
Ky plan ndër të tjera siç than dhe përfaqësuesit e kompanisë që po harton dokumentin stragjik synon të ndalurit e levizjeve demografike të cilat kanë shpopulluar në masë një sër zonash, të cilat me ndërtimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve që ka detyrim Shteti nuk do të shikojnë si zgjidhje vetëm largimin.
Më tej drejtues institucionesh dhe qytetar të tjerë u interesuan lidhur me element të veçant të planit, u propozuan disa ide që do të bëhen pjesë e këtij plani, dërsa përfaqësuesit e kompanisë dhan sqarime për të gjithë elementet që u kërkuan.
Kjo është vetëm faza e pare e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, ndërsa puna do të vijoi me tej në terren.
Në emer të bashkisë këtë takim dhe pjesmarrjen e qytetarve e përshëndeti zëvendëskryetari, z. Artan Zaja i cili tha se ishte e domosdoshme që të kishte sa më shumë informacion, mendime e sugjerime nga ana e qytetarve në mënyrë që në përfundim të kishim një dokument sa me funksional në shërbim të zhvillimit të sigurt të zonës, mbi bazen e të cilit do të zhvilloheshin dhe projekte e realizohen investime.
Kjo ishte faza e pare e konsultimit me qytetarët. Deri në përfundimin e hartimit të plotë të këtij dokumenti do të zhvillohen dhe dy degjesa të tjera publike me qytetarët, ndërsa në përmbyllje plani do të kaloi për miratim dhe në këshillin bashkiak. Bashkia e Pukës është ndër shtatë bashkitë e vendit, ku Qeveria shqiptare ka financuar hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.