Këshilli bashkiak i Pukës zhvilloi mbledhjen e radhës. Menjëher pas miratimit të rendit të ditës është bërë dhe betimi i këshilltarës se Partisë Demokristjane, znj.Zana Deda e cila zëvendëson në këshillin bashkiak, këshilltarin z.Bibë Kolaj pas vendimit të KQZ.
Ndërkoh skadimi i mandatit të këshilltares, znj.Sajmira Laçi si pasojë e mungesës për më shumë se gjashtë muaj në këshillin bashkiak i ka lën vendin pasardhësit të saj në listen e kandidatve të LSI, z.Artan Lazri, i cili sot nuk u paraqit në mbledhjen e këshillit për betimin. Për këtë rast sekretari i këshillit, z.Anton Kolaj bëri të ditur rregulloren. Nëse këshilltari më i ri i LSI nuk paraqitet as në mbledhjen e radhës, atëhere dhe atij i hiqet e drejta për të qenë antarë i këshillit duke i lënë vendin pasardhësit në listen e LSI. Me tej këshilli bashkiak u ndal tek pika për dhënjen në parim të dakortësisë për miratimin e kontratës së qirasë dhe vazhdimin e proçedurave të ndërtimit të Hidrocentralit “Kalivar”, vendim për të cilin ishin të pranishmë dhe banorë të zonës. Fillimisht dha sqarimet e duhura kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj, i cili u shpreh se ai nuk kishte firmosur deri tani dhenien e dakortësisë në mbrojtje të interesit të banorve, pasi këta të fundit i kishin ngritur shqetësimin për ndërtimin e kësaj vepre hidrike, e cila sipas tyre ju shkakton dëme.
Banoret kane vijuar të kundërshtojnë edhe në mbledhjen e këshillit ndërtimin e kësaj vepre, pasi sipas tyre, ju dëmton çdo gjë në zonen e Kalivares dhe Mesulit.
Pas dëgjimit dhe të zërit të banorve, këshilltarët e bashkisë vendosen mos-shyqrtimin e kësaj pike të rendit të ditës deri në një takim tjetër me banorët e zonës.Në mbledhjen e këshillit u miratua ndihma ekonomike për muajin Shtator 2017. Po kështu me votë unanime është miratuar në parim projekt vendimi për miratimin e Programit Buxhetor afat-mesëm 2018-2020.Vendimarrësit e bashkisë Pukës kanë miratuar dhe projekt vendimin për miratimin e shtesës së kontratës deri në 20% në lidhje me projektin “Rigjinerim i Shetitorës Qendrore Pukë”
Pika e fundit e rendit të ditës ishte dhe miratimi i projekt vendimit për trajtimin me pagë të plotë të një punonjësi në vartësi të drejtorise së Urbanistikes, në pozicionin e hartografit.