img_6555Vendimet e  miratuara  nga  Këshilli bashkiak I Pukës për muajin Prill 2017

Pike  e  parë  e  rendit  të  ditës  ishte miratimi  I Ndihmës  Ekonomike, të  cilën këshilli  bashkiak e kaloj  pa  debate.

Pas  disa  sqarimeve  që  kërkoj  këshilltarit  I Partisë  Demokratike, z.Ndue Cara, këshilli  bashkiak   ka kaluar    dhe   projekt-vendimi për ndryshimet  në  vendimin nr.6, I  cili  ka të bëj  me disa shtesa  të  organikës në  sektorin e shërbimeve  dhe  atë  të  pyjeve.

Projekt  vendimi  për  përdorimin e  fondit  rezervë prej  8  milion lekë  të  rinjë  që  bashkia  e  Pukës  ka  siguruar  nga  Qeveria  shqiptare  u  vendos  të  shkonte  për  shlyerjen e  borxheve ndaj  të  treteve,  çfar  sjell dhe  uljen e borxhit  të  bashkisë  në  afro  50  milion nga  60 milion lekë të rinjë  që  ishte dy  vite më pare.

Këshillit  bashkiak  I Pukës  ka  kaluar  me  votë  unanime  dhe  kalimin në pronësi (përmes shitjes)  ndaj pronarit  të  truallit  dhe  të  disa  kapononeve  të abandonuara  dhe në rrezik  shembja, pranë  institucionit  të nënprefektiti, të  cilat  janë  pronë  e  bashkisë  Pukë.

Sot  është  finanlizuar  dhe  puna  disa-mujore  për  Planin e  Menaxhimit  të  mbetjeve,  ku  pas  sqarimeve  që  dhan  ekspertet e  Co-Plan dhe  DLDP që  mundësoj  këtë  plan,  këshilli  ka  vendosur  miratimin e  këtij  plani, ndërsa  këtë  viti  pritet  të filloj   dhe  puna  konkrete përmes një  projekti pilotimi për menaxhimin e mbetjeve në bashkinë e Pukës.

Këshilli bashkiak  ka  miratuar  unanimisht  propozimin  drejtuar presidentiti të Republikes për  dhenjen e  titullit, “Nderi  I Kombit” Prof.Dr. Elez Selimaj, ndërsa në kuadër  të  20 vjetorit  të Televizionit  lokal  “Puka  Televizion” u  miratuar  dhe  titulli  “Qytetar  Nderi”  për  stafin e  këtij  televizioni me motivacion:  “Për  kontributin e dhënë  në  pasqyrimin  e zhvillimeve  gjatë 20 viteve në  zonen e Pukës”

Të pranishëm në mbledhjen e këshillit, këshilltarët:  Enver Sulejmani, Gjon Dodaj, Ndue Cara, Marie Gjoni, Pashk Gjetaj, Bibë Kola, Ardian Paloka, Arben Gugaj

Munguan: Sajmira Laçi, Ndue Lala, Eduart Gjoka,  Isa Toska, Gjon Gjoka, Arben Boci (me arsye per shkaqe shëndetesore), Miranda Frroku (me raport)

img_6562img_6550img_6551img_6549img_6567img_6568img_6570