5Bashkia e Pukës në bashkëpunim me një grup biznesmenesh organizoi sot “Sofren pukjane” një aktivitet i përvitshëm që rikthen në Pukë të gjithë ata të cilët janë larguar në Tiranë, apo qytete të tjera të vendit.
2Fillimisht në mjedset e Sallës së leksioneve në Pallatin e Kulturës është bërë promovimi i botimeve “Riza Hoxha, mjeshtri i valles pukjane” dhe “Aliajt e Kryeziut,paraardhës të Gjecovit.
Më pas ashtu si gjithnjë artistët pukjanë interpetuan repertorin e tyre më të mrë në koncertin festiv të Sofrës.3
Në kuadër të 10 vjetorit të “Sofrës pukjane” këshilli bashkiak Pukës i akordoi organizatorve të kësaj veprmtarie të përvitshme titulli “Qytetar Nderi” titull të cilin ja dorëzoj kryetarit të “Sofres pukjane” z. Arjan Ndoi, kryebashkiaku i Pukës, z. Gjon Gjonaj.
6Teksa përgëzoj mbar pukjanët të cilët janë larguar ndër vite nga Puka, kryebashkiaku Gjonaj i ftoj ata të mos harronin kurr vendlindjen e tyre, teksa i ftoj të kontribuonin për Puken, vend i cili po rikthehet shpresa për të ndërtuar jeten. “Edhe sot nga ky aktivitet ju ftoj ju të nderuar pukjanë të botës së biznesit, kontribuoni për Pukën, investoni nga 4
kapitalet tuaja në vendlindje. Bashkia dhe unë si kreu i saj ju
premtoj zero taksa për të gjithë ju që punësoni mbi 30 punonjës.
Puka është e jona, këtu kemi qen e këtu do të kthehemi ndaj dhe këtu duhet të kontribuojmë”, tha kryebashkiaku Gjonaj teksa prezantoj disa nga arritjet që po bëhen për një jetë ndryshe të pukjanve.
“Sofra pukjane” ka vijuar me tej me një sër veprimtarish, ndërsa një drekë festive mbylli veprimtarit e Sofres për këtë vit, kryefjalë e të cilës ishte kontributi për Puken.

7