Shtatorja e Gjergj Kastriotit , Skenderbeu nga sot do të qendrojë dhe në sheshin kryesor të qytetit të Pukës.
Permendorja e heroit tonë kombëtar u zbulua sot përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga bashkia e Pukës, e cila mundësoj vepren e artiti falë dhe mbështetjes se biznesit.
Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj e konsideroi këtë një vlerë të shtuar të qytetit, teksa tha se Puka nuk është ai xhepi i harruar i shqipërisë.
“Ngritja e shtatores së heroit tonë kombëtar nga sot do të qëndrojë në Pukë si një simbol I kujteses për kalvarin e gjatë të vuajtjeve të Shqipërisë dhe shqiptarve drejt lirisë. Vjen si simbol I bashkimit dhe Unitetit, që ka karakterizuar gjithnjë pukjanët.
Prandaj ne sot me respekt përkulemi përpara shtatores së prijësit tonë që të sjellim në kujtesë trimëritë e pashoq të këtij burri që në histori janë të rrallë” tha ndër të tjera Gjonaj.
Skulptori Ardian Pepa në fjalen e tij falenderoi bashkinë e Pukës për besimin e treguar teksa u ndal tek puna e bere për vepren e radhës që tashmë qëndron në qytetin e Pukës.
Përmes kumtesave të tjera doli u soll në kujtesen jeta dhe vepra e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti .
Shtatoria e Skenderbeut qendron ne sheshin e qytetit te Pukës në unison dhe me emblemen e Beslidhjes duke i dhënë sheshit të qytetit malor ngjyrat pateriotike që I takojnë një krahine si Puka.