Kryebashkiaku Gjonaj ka ndjekur këtë pasdite fazën përgatitore që po bën ekipi i Tërbunit, duke zhvilluar një takim me futbollistët e ekipit dhe drejtuesit e tyre. Gjonaj falenderoi futbollistët dhe trajnerin për rezultatet e kampionatit që lam pas, në të cilin Tërbuni u ngjit një Kadegori më lart, gjithashtu theksoj se duhet të merrnin shumë seriozisht fazën përgatitore. Në kampionatin e ardhshëm na duhet shumë punë dhe vullnet që të lartësojmë emrin e Pukës në futboll. Terbuni është një ekip me tradita dhe histori, nuk do të lejoi të ndodh ajo çfarë ndodhi rreth nje vit më parë ku si pasojë e pazareve zbritem nga Kadegoria duke i dhën tifozëve pukjanë denimin e pamerituar. Tani që jemi ngjitur nuk duhet synuar të qendrojmë këtu, por të ecim drejt superligës. Gjonaj i garantoi trajnerit Kerrnaja dhe futbollistëve garancit financiare ashtu siç ka ndodhur deri tani, ndersa paralajmëroj kërkes llogarie maksimale me qëllim mbizotërimin e unitetit, korrektësisë dhe disiplinës në ekip. Kryebashkiaku Gjonaj ka premtuar se në këtë kampionat do meret dhe personalisht me ecurin e ekipin Terbuni ku prej ditësh i është nënshtruar fazës përgatitore në Stadiumin “Ismail Xhemal”, Pukë.